Goli fantastik i Marash Kumbullës, Mourinho po e shndërron në lider

  • S.A /
  • 21 January 2022 - 09:10
Goli fantastik i Marash Kumbullës, Mourinho po e shndërron në lider

Nuk i jepte minuta, por viti 2022 ka nisur mbarë për Marash Kumbullën që ditë pas dite po fiton besimin e Jose Mourinhos. Ai ka qenë sërish protagonist te Roma, këtë herë në Kupën e Italisë në ndeshjen kundër skuadrës së Lecce.

Ekipi i Serie B shënoi i pari në portën e verdhekuqve, por Roma reagoi dhe gjeti golin e barazimit që në pjesën e parë.

Ka qenë pikërisht Marash Kumbulla, ai i cili me kokë e ka dërguar topin në rrjetë dhe i ka çuar shifrat në 1-1.

(Kosova Sot Online )