“Na vinte turp të provonim ato që bënte Cristiano Ronaldo, e kopjonim në fshehtësi”

  • A.P /
  • 21 January 2022 - 14:57
“Na vinte turp të provonim ato që bënte Cristiano Ronaldo, e kopjonim në fshehtësi”

Rui Costa ka ngritur në qiell Cristiano Ronaldon.

Ish-lojtari i Milanit ka zbuluar se çfarë ndodhi me ta kur stërviteshin në kombëtaren portugeze me Cristiano Ronaldon.

“Nuk kam luajtur kurrë me Messin, por kam pasur privilegjin ta bëj këtë me Cristiano Ronaldon, ndërsa ai po rritej në botën e futbollit. Në kombëtare ishte më i riu nga të gjithë, por menjëherë u integrua shumë mirë dhe çdo ditë kishte gjithmonë një teknikë të re për të na mësuar. E vërteta është se ne ishim në siklet t’i provonim në stërvitje dhe e imitonim në fshehtësi. Pastaj gjatë darkës gjatë natës ai fliste vetëm për driblimin, ndërsa përpiqej të shpjegonte rëndësinë e lojës në ekip”, tha Costa.

“Kur ai nuk ishte aty, të gjithë thoshim se ai me siguri do të fitojw Topin e Artë. Mund ta dallonim nga mënyra e stërvitjes, nga talenti. Nuk kishim dyshime. E dinim se kishim tw bwnim me një sportist me vullnet të jashtëzakonshëm. Ai ishte i vendosur për të qenë më i miri. Dhe për fatin e të gjithëve kështu doli”.

Ronaldo ka shkuar historinë kudo që ka luajtur dhe me Portugalinë.

Sot, ai numëron pesë Topa të Artë dhe katër Këpuca të Arta dhe shumë çmime tjera individuale kudo që ka luajtur. 


(Kosova Sot Online)