Mourinho nuk heq dorë nga Xhaka

  • A.P /
  • 21 janar 2022 - 15:42
Mourinho nuk heq dorë nga Xhaka

Trajneri portugez do të mundohet ta transferojë mesfushorin kosovar të Arsenalit në Romë qysh këtë muaj

Jose Mourinho nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Granit Xhaka.

Trajneri portugez e donte në Romë futbollistin kosovar edhe verën e kaluar.

E tash, “Special One” synon ta nisë një tjetër ofanzivë për mesfushorin e Arsenalit.

Edhe pse e ka vazhduar kontratën me “Gunners” deri në vitin 2024, Xhaka mund të largohet nga “Emirates Stadium”.

29 vjeçari i ka zhvilluar 13 ndeshje në të gjitha garat deri tash këtë sezon, përcjell “Gazeta Express”.

Ai është kritikuar, sidomos pas kartonit të kuq që e mori në Kupën e Ligës kundër Lverpoolit.

Ndërkohë, Mourinho do të mundohet ta sjell atë në kryeqytetin italian për t’ia besuar një rol të rëndësishëm në ekip.

Mbetet të shihet nëse ekziston vullneti i lojtarit për të lëvizur dhe i klubit anglez për ta shitur atë.

Xhaka ishte transferuar në Arsenal në vitin 2016 nga Borussia Monchengladbachu. 


(Kosova Sot Online)