Rudiger po kërkon kontratë me vlerë 45 milionë funte

  • A.P /
  • 21 January 2022 - 17:07
Rudiger po kërkon kontratë me vlerë 45 milionë funte

Mbrojtësit gjerman i skadon kontratë dhe do të jetë i lirë më 30 qershor

Chelsea ka vazhduar përpjepjet e tyre për t’ia zgjatur kontratën Antonio Rudigerit në Stamford Bridge, megjithatë mbrojtësi gjerman mësohet se është duke kërkuar një kontratë që do ta këtë vlerën për 45 milionë funte në total.

Duke qenë njëri prej mbrojtësve më të mirë të Thomas Tuchel, ku ishte lojtari kyç për ta fituar Ligën e Kampionëve, 28 vjeçari është në formën e tij fantastik dhe tani konsiderohet se për të ia vlejnë shifrat.

Blutë kanë bërë një ofertë për rreth 135 mijë funte në javë, e cila e ka zhgënjyer Rudigerin, e cila e la jashtë top 10 lojtarëve që fitojnë më se shumti në Chelsea.

Gara për Rudiger

Ky zemërim është shkrirë në njëfarë mënyre, me mbrojtësin e Chelseat që duhet të ngutet për të rinovuar me gjermanin pasi që gara për të është bërë e fortë, me Manchester United, Juventus, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich që janë të interesuar për nënshkrimin e tij.

Rudiger do ta dëshironte Real Madridin si opsion për të në qershor, edhe pse klubi spanjoll nuk është se duket shumë i interesuar për të.

Pati bisedimet të shkurtëra me të në dhjetor që u nxitën nga kampi i Rudiger, por në fund ato dështuan. 

(Kosova Sot Online)