Fiorentina do ta pranojë ofertën 68 milionë funte të Arsenalit për Vlahovic

  • A.P /
  • 21 January 2022 - 17:46
Fiorentina do ta pranojë ofertën 68 milionë funte të Arsenalit për Vlahovic

Skuadra e Serie A është e hapur për të pranuar oferta për sulmuesin serb, por përfaqësuesit e tij nuk po reagojnë duke e bërë kështu të vështirë këtë transfer

Fiorentina janë të gatshëm që ta shesin Dusan Vlahovicin gjatë afatit të janarit, ka pranuar drejtori i klubit Joe Barone, por agjentët e sulmuesit serb vazhdojnë të jenë të qetë pavarësisht se Arsenali ua ka ofruar atyre 68 milionë funte.

Viola janë pajtuar me faktin që sulmuesi është i destinuar për t’u larguar nga Firenca, me zgjatjen e kontratës që ata nuk janë pajtuar që t’ia zgjasin dhe skadon më 2023, kështu që ata janë të hapur për të dëgjuar oferta.

Newcastle, Juventus, Tottenham dhe Manchester City po ashtu janë lidhur me sulmuesin 21 vjeçar – i cili ka shënuar 20 gola këtë sezon – por Vlahovic raportohet se dëshiron ta kalojë sezonin e tanishëm në këtë skuadër, derisa lëvizjen e madhe ta bëjë në verë.             

“Disa klube angleze kanë bërë kontakte, por nuk kemi marrëveshje ende”, ka thënë Barone për La nazione kur është pyetur për të rejat e tarnsferit të sulmuesit.

“Ne jemi të hapur për ta shitur, por nuk mund të këtë marrëveshje derisa të pajtohet Vlahovic për këtë”.

(Kosova Sot Online)