Barcelona serioze vetëm në një garë, Europa Ligë

  • A.P /
  • 21 January 2022 - 17:48
Barcelona serioze vetëm në një garë, Europa Ligë

Sezoni 2021/22 do të jetë një sezon për t’u harruar për fansat e Barcelonës, pasi që deri me tani nuk ka asgjë pozitive dhe kur ne jemi afër shkurti, klubi katalunas është në garë vetëm për një trofe – Europa Ligën

Janari ka bërë që Blaugrana të jetë jashtë garës për dy trofe, ku u eliminua si në Superkupën e Spanjës e po ashtu edhe në Kupën e Mbretit me një lajm edhe më të keq për ta në kohë afatgjatë pasi që Ansu Fati u largua me lot nga ndeshja, duke pësuar edhe një lëndim tjetër.

Barcelona tani është konkurruese në dy gara: La Liga Santander dhe Europa Ligë, por duke marrë parasysh faktin se ata kanë 17 pikë më pak se liderët Real Madrid, është logjike të themi që Blaugrana nuk është në garë për titullin e Spanjës këtë sezon.

Shpresa e fundit e Barcelonës

Në të tilla rrethana, vetëm Europa Ligë është në tavolinë dhe ky turne është i rëndësishëm për Barcelonën pas rruga për Ligën e Kampionëve ju pre në mes.

As përfundimi në top katër në La Liga nuk është i garantuar për klubin katalunas dhe fitorja e Europa Ligës do të ishte një mundësi perfektë për ta që ta harrojnë këtë sezon dhe të jenë përsëri në top klubet e Europës për sezonin e ri, 2022/23.

Udhëtimi i Barcelonës në Europa Ligë fillon më 17 shkurt, në një garë që ajo nuk ka luajtur që prej sezonin 2003/04, ku kishin arritur deri në rrethin e katër por që ishin eliminuar nga skuadra skoceze, Celitc.

Këtë herë është Napoli të cilët do ta presin atë, e që do të jetë njëra prej ndeshjeve më të vështira për klubin katalunas, pavarësisht se italianët nuk duket se e kanë prioritet këtë garë.


(Kosova Sot Online)