Martial dhe Baili dëshirojnë largimin e tërësishëm nga United

  • A.P /
  • 21 January 2022 - 18:13
Martial dhe Baili dëshirojnë largimin e tërësishëm nga United

Anthony Martial dhe Eric Bailly dëshirojnë që të largohen nga Manchester United në janar derisa ata janë të shqetësuar se klubi mund t’i dërgojë në huazim

Martial Dhe Baily janë të hapur për t’u larguar nga klubi këtë muaj dhe ata shpresojnë të gjejnë një skuadër që do i angazhojë ata dhe nuk besojnë së marrëveshjet për huazim do të materializohen.

United ka thënë se ata do të marrin në konsideratë vetëm oferta huzimi për lojtarët e formacionit të parë, të cilat garantojnë mbulesën e pagave të tyre dhe një shumë për huazimin.

Sevilla ka pasur një ofertë për Martial që është refuzuar derisa Juventus do të dëshironte që United të ulë kërkesat e tyre para se të interesohen për francezin. AC Milan ka shprehur interes për të nënshkruar me Bailly deri në fund të sezonit por ata nuk kanë para për t’i plotësuar kushtet e United.

Disa burime i kanë thënë ESPN-së se menaxheri i brendshëm, Ralf Rangnick preferon ta mbajë skuadrën e tij të bashkuar deri në fund të sezonit, pasi që mund të humbet lojtarë, kryesisht shkaku i Covid-19.

(Kosova Sot Online)