Saha mesazh lojtarëve të Manchester United: Mbylleni dhe dëgjojeni Ronaldon!

  • A.P /
  • 21 January 2022 - 19:50
Saha mesazh lojtarëve të Manchester United: Mbylleni dhe dëgjojeni Ronaldon!

Ish sulmuesi francez i Djajve të Kuq e ka mbrojtur ish shokun e tij të skuadrës

Shumë pyetje janë ngritur për mentalitetin e Manchester United këtë sezon, kryesisht për rolin që do ta luante rikthimi i Cristiano Ronaldos në klub.

Pavarësisht se e mposhtën 3-1 Brentfordin, Ronaldo dukej i hidhëruar pas ndërrimit me Harry Maguire në minutën e 21-të kur United po fitonte 2-0. Megjithatë, ish shoku i skuadrës së sulmuesit portugez, Lous Saha ka sugjeruar që skuadra e tanishme e Manchester United duhet të mësojë më shumë nga ylli i tyre.

“Nëse ka ndonjë lojtar që ka të drejtë të flet në zhveshtore, është Cristiano Ronaldo”, tha Saha për Genting Casino.

“Shumë nga këta lojtarë të rinj nuk kanë arritur që të lënë shenjë në lojën e ekipit. Ata nuk kanë treguar asgjë. Ka shumë pak prej tyre që nuk luajnë për Kombëtare, por çfarë kanë fituar ata?”.

“Si një lojtar, nëse nuk ua duron kritikën, që nuk është normale, për shkak se ai vazhdon të thotë dhe t’ju ndihmojë lojtarëve të përmirësohen”.

“Ai dëshiron që të fitojnë trofe, derisa ai është aty dhe ai e di se si bëhet kjo, kështu që lojtarët duhet ta dëgjojnë atë. Po, për arsye të drejta. Nuk ka asgjë negative”.

Saha pastaj ka thënë se Djajtë e Kuq ndoshta e kanë harruar trashëgiminë e Ronaldos që e ka lënë aty dhe do ta lë pas pensionit.

“Natyrisht, është sikurse ju nuk jeni të frikësuar nga Zoti i jua, apo nuk keni respekt. Nuk po them që lojtarët duhet ta konsiderojnë atë Zot, por ai do të mbahet mend si njeri prej lojtarëve më të mirë që ka parë bota”, shtoi ai.

“Ata duhet ta dëgjojnë atë, ata duhet të jenë të përkushtuar si ai në stërvitje, ata duhet të fokusohen dhe të përmirësohen javë pas jave. Ata duhet të jenë të përulur, të punojnë shumë dhe ta mbyllin gojën”.

Saha, partner sulmi me Ronaldon

Saha e ka ndarë zhveshtoren në Manchester United me Ronaldon nga viti 2004 deri më 2008.

Gjatë kësaj kohe në klub, ata ishin pjesë e skuadrës më të mirë të Manchester United nën urdhrat e Sir Alex Ferguson, ku fituan dy herë Premier Ligën si dhe njëherë Ligën e Kampionëve më 2008.

Në ato ditë, Manchester United ishte favorit për ta fituar çdo ndeshje dhe paraqitjet e tyre ishin për çdo respekt, larg nga ajo që janë sot. 

(Kosova Sot Online)