City shumë afër transferit të sulmuesit të River Plate, Julian Alvarez

  • A.P /
  • 21 January 2022 - 22:30
City shumë afër transferit të sulmuesit të River Plate, Julian Alvarez

Argjentinasi Alvarez nuk do të mund të jetë në Angli deri në fillim të qershorit

Manchester City është shumë afër për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas, Julian Alvarez nga River Plate, edhe pse 21 vjeçari nuk do të transferohet në Angli deri në fillim të qershorit.

Negociatat janë duke vazhduar, me Cityn që ka ofruar 16 milionë euro si dhe bonuse dhe River dëshiron të këtë të garantuara 21 milionë euro, por ka optimizëm në klubin e Premier Ligës që një marrëveshje që do të arrihet.

River do të dëshironte ta mbante Alvarez, i cili vjen nga skuadra e tyre e re deri në qershor apo në nëntor, kur të fillojë Botërori në Katar. Por, më shumë gjasë ai do të qëndrojë deri në qershor, edhe pse City mund ta huazojë atë fillimisht diku tjetër.

Kushtet personale nuk do të janë problem dhe City është gati t’i ofrojë atij një kontratë pesë vjeçare për një lojtar i cili bëri debutim në klubin e tij në tetor të 2018 dhe fitoi pesë herë ftesë për Argjentinën deri në qershor 2021. Alvarez mund të luajë edhe në krah por më shumë preferon të luajë në qendër.

Manchester United po ashtu ishte lidhur për një transfer të Alvarez, i cili ka klauzolë lirimi 25 milionë euro, por nuk kanë biseduar me të për të nënshkruar me ta. 

(Kosova Sot Online)