Kush është Federer? Shakaja që e shkriu së qeshuri Djokovicin

  • S.A /
  • 22 January 2022 - 10:24
Kush është Federer? Shakaja që e shkriu së qeshuri Djokovicin

Novak Djokovic tash e disa ditë ndodhet në Mal të Zi, ku po pushon pas gjithçkaje që ndodhi në Australi, ku nuk u la të që të luajë në Australian Open shkaku i mos vaksinimit.

Gjatë vizitës nëpër vende të ndryshme, Djokovic është takuar me Jovan Radulović, i njohur për shakatë e tij në rrjetin social, instagram.

Sic njihet në Mal të Zi, “Ylli i Instagramit”, i ka treguar një batutë Djokovicit me rivalët e tij më të mëdhenj në histori, Roger Federer dhe Rafael Nadal, batutë që i ka pëlqyer shumë tenistit serb.

Shakaja e tij ishte: “Njëherë kishin luajtur tenis së bashku Nadal me Federer dhe Federer e ka shkelur Nadalin dhe a e di se çfarë i ka thënë ai spanjollit? Unë për ty jam Djokovic”. 

(Kosova Sot Online )