Enis Bardhin po e kërkon edhe një tjetër skuadër , përveç Milanit

  • 22 January 2022 - 10:49
Enis Bardhin  po e kërkon  edhe një tjetër skuadër , përveç Milanit

Lojtari me origjinë shqiptare që luan me Levanten në  La Liga, është kthyer në një nga lojtarët e kërkuar në këtë merkato. Skuadra spanjolle nuk po kalon një moment të mirë në kampionatin spanjoll, teksa në 21 ndeshje ka arritur të marrë vetëm 2 fitore duke u pozicionuar kështu në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit.

Sipas “Superdeporti”,  Enis Bardhi mund të largohet nga Levante për të nisur një eksperiencë të re në kampionatin Italian.

Pas Milanit, raportohet se edhe Torino është vënë në ndjekje të shqiptarit, kontrata e të cilit me Levanten përfundon në fund të këtij sezoni. 26-vjeçari ka 3 gola e dy asistime në 16 ndeshje të luajtuara në këtë sezon në La Liga.

(Kosova Sot Online )