Ish futbollisti i Realit: “Nuk besoj se Mbappe do të shkojë në Madrid”

  • E.K /
  • 22 January 2022 - 14:30
Ish futbollisti i Realit: “Nuk besoj se Mbappe do të shkojë në Madrid”

Geremi, ish futbollisti i Real Madridit, ka dhënë mendimin e tij lidhur me transferimin e mundshëm të Kylian Mbappes në Real Madrid.

Ai mendon se kjo gjë nuk është e mundur dhe se Mbappe do të vazhdojë të luajë në Paris Saint Germain.

“Mendimi im personal është se nuk mendoj që është e mundur. E mbani mend kur Mbappe kishte thënë ‘dëshira ime është të luaj me futbollistët me të mirë’. Tani, kur shikon skuadrën e PSG-së, a i ka të gjithë aty”, deklaroi Geremi.

“Do të më pëlqente që ait ë shkojë në Real Madrid sepse unë kam luajtur atje. Por, si lojtar, duke imagjinuar edhe veten, nuk besoj se është e mundur. Besoj se do të qëndrojë në Paris Saint-Germain”. 

(Kosova Sot Online)