Martial, Pogba dhe Cavani dalin në shitje

  • E.K /
  • 22 January 2022 - 14:46
Martial, Pogba dhe Cavani dalin në shitje

Rangnick dëshiron ti shesë Cavanin, Pogbën dhe Martialin.

Sipas Daily Mirror, trajneri i Manchester United, është i gatshëm të heqë dorë që tani nga sulmuesi, Edinson Cavani.

Po ashtu, ai ka dhënë dritën e gjelbër edhe për Paul Pogba dhe Anthony Martial .

Rangnick mendon se që të tre duhet të shitën në mënyrë që United të krijojë fonde për të ndërtuar një skuadër më të fortë për të ardhmen.

Cavani e Martial nuk është se po luajnë shumë, derisa Pogba më shumë po qëndron në infermieri se sa në fushë andaj Rangnick ndjen se United duhet ti largojë. 

(Kosova Sot Online)