Benzema: Kushdo që e kritikon Messin nuk kupton asgjë nga futbolli

  • A.P /
  • 23 January 2022 - 16:07
Benzema: Kushdo që e kritikon Messin nuk kupton asgjë nga futbolli

Njerëzit që e kritikojnë Lionel Messin nuk kuptojnë asgjë nga futbolli, sipas sulmuesit të Real Madridit Karim Benzema, i cili është i bindur se argjentinasi do të jetë i suksesshëm në Francë.

Messi iu bashkua PSG-së si lojtar i lirë pas largimit tronditës nga Barcelona verën e kaluar, duke u nisur në një sfidë të re pasi i kaloi 20 vitet e para të karrierës në Camp Nou.

Sulmuesi 34-vjeçar, i cili e udhëhoqi Barçën drejt fitimit të 35 trofeve të mëdhenj derisa edhe vetë theu rekorde të panumërta me gola dhe asiste, nuk ka arritur ta arrijë nivelin e vet më të mirë në pjesën e parë të sezonit 2021/22.

Por Benzema nuk ka asnjë dyshim se ai herët a vonë do të përshtatet me rrethanat e panjohura.

Benzema ka shijuar shumë beteja të paharrueshme në El Clasico kundër Messit derisa ai ishte në Barçë dhe ata do të takohen përsëri kur Madridi të përballet me PSG-në në rrethin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve muajin e ardhshëm.

“Si nuk do të jetë Messi i suksesshëm? Është vetëm çështje përshtatjeje, sepse ai nuk ka shumë gola”, tha Benzema për Telefoot.

“Por shikojeni se çfarë bën ai në fushë. Sidoqoftë, nuk mund ta kritikosh një lojtar të tillë, dikush që e kritikon Messin nuk kupton asgjë nga futbolli”, shtoi ai.

Messi i ka bërë 16 paraqitje në të gjitha garat për PSG-në deri më sot, duke i shënuar gjashtë gola dhe pesë asiste. 

(Kosova Sot Online)