Lexoni edhe:
Rrahmani lë gjurmën në fitoren e Napolit kundër Salernitanas
Sikur mos t’i mjaftonte vetëm lëndimi, Karim Benzema e gjeti shtëpinë e plaçkitur kur u kthye nga ndeshja e Real Madridit me Elchen të dielën pasdite.
Java e kaluar nuk ka qenë aspak e mirë për Benzeman.
Rrahmani lë gjurmën në fitoren e Napolit kundër SalernitanasLexoni edhe:
Gjatë ndeshjes kundër Elches, sulmuesi francez u detyrua ta braktisë fushën në minutën e 58-të pasi u lëndua. Paraprakisht ai e kishte humbur penalltinë duke dështuar ta kalojë Realin në epërsi në barazimin 2:2 me Elchen.
Pas ndeshjes, ai e njoftua se hajnat e kishin plaçkitur shtëpinë e tij gjatë kohës së ndeshjes, sipas mediave spanjolle.
Raportohet se hajnat e thyen shtëpinë e tij përmes kopshtit. Shtëpia luksoze e 33-vjeçarit gjendet në San Sebastian de los Reyes.
Nuk kishte njeri në shtëpi kur ndodhi vjedhja.
Kjo s’është hera e parë që shtëpia e Benzemas plaçkitet dhe ndodhi për herë të dytë në kohën kur sulmuesi ishte i angazhuar me Real Madridin.
?? BREAKING: Karim Benzema’s house was robbed during the match against Elche today. The house was empty. Details of the robbers or the items stolen are unknown. @20m #rmlive ? pic.twitter.com/c3OSJSTks1
— Los Blancos Live (@LosBlancos_Live) January 23, 2022
(Kosova Sot Online)