Trajneri i Milanit: Nëse s’e mposhtim Interin, atëherë luftojmë për vendin e katërt

  • S.A /
  • 24 January 2022 - 11:02
Trajneri i Milanit: Nëse s’e mposhtim Interin, atëherë luftojmë për vendin e katërt

Stefano Pioli ka thënë se nëse Milani nuk e mposhtë Interin pas barazimit pa gola me Juventusin, atëherë skuadra e tij do të përqendrohet në sigurimin e një vendi në top katërshe në Serie A. Milani barazoi 0:0 me Juventusin në një ndeshje të zbehtë dhe të dobët në San Siro të dielën.Ky barazim nuk i kreu punë aspak kuqezinjve, të cilët tani ngelin katër pikë mbrapa liderit dhe rivalit Inter, i cili e ka një ndeshje më pak të zhvilluar, dhe e lejuan Napolin t’i zërë me pikë në vendin e dytë.

Në ndeshjen e radhës në ligë, Milani do të përballet me Interin më 6 janar, në derbin që do të jetë pak a shumë përcaktues në garën për titull. Trajneri i kuqezinjve Pioli është i vetëdijshëm se një dështim në derbi do ta lërë skuadrën e tij jashtë garës për titull. “Ne e dinim se ndeshjet kundër Juventusit dhe Interit do të kenë ndikim të madh në të ardhmen tonë. Nëse ne nuk e mposhtim Interin, atëherë fushata jonë do të jetë shumë e ngjashme me atë të sezonit të kaluar”, tha Pioli. “Kur fituam në fund për ta zënë vendin e dytë dhe rrezikuam të mbeteshim jashtë zonës së Ligës së Kampionëve”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )