Anthony Joshuas i gatshëm t’i pranojë miliona euro për ta lejuar meçin Fury – Usyk

  • S.A /
  • 24 January 2022 - 14:34
Anthony Joshuas i gatshëm t’i pranojë miliona euro për ta lejuar meçin Fury – Usyk

Anthony Joshua pritet t’i pranojë rreth 18 milionë euro për t’u tërhequr dhe për ta lejuar zhvillimin e një lufte unifikuese mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk, sipas mediave britanike. Joshua ishte pajtuar me Uysk për një rimeç, pasi i humbi titujt e botës në kategorinë e rëndë pas disfatës ndaj ukrainasit në shtator të vitit të kaluar. Megjithatë, The Daily Telegraph raporton se Joshua është i gatshëm ta pranojë marrëveshjen fitimprurëse për t’u tërhequr nga lufta, me mirëkuptim se ai pastaj do të luftojë kundër fituesit të luftës Fury – Usyk.

Se kur do të ndodhë kjo luftë nuk është aspak e qartë, edhe pse ajo do të mbahej në Lindje të Mesme, sipas mediave britanike. Kjo përkundër faktit se Stadiumi i Cardiffit ishte rezervuar për zhvillimin e mesit të planifikuar të Furyt më 26 mars. Fury e mban titullin në WBC, ndërsa Usyk në WBA, IBF, WBO dhe IBO. Fituesi i luftës mes tyre do t’i unifikonte të gjithë titujt e botës në kategorinë e rëndë.

(Kosova Sot Online )