United përcjell Diazin

  • A.P /
  • 24 January 2022 - 16:49
United përcjell Diazin

Skautët e Manchester United janë duke e monitoruar nga afër sulmuesin e krahut të Portos, Diaz

Sipas O jogo, United ka dërguar skautë për ta shikuar nga afër sulmuesin e krahut, Luis Diaz.

Një zyrtar i Djajve të Kuq ishte prezent për ta shikuar 25 vjeçarin duke luajtur në fitoren e Portos 3-1 kundër Famalicao të dielën.

Ai shënoi dhe pati një paraqitje të mirë gjatë tërë ndeshjes.

Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund po ashtu janë duke e përcjellë atë, por united duket se do të përballet me një konkurrencë për Diaz, i cili po ashtu është lidhur me një kalim në Liverpool në fillim të muajit.

(Kosova Sot Online)