Chelsea transferon talentin e Derby, Dylan Williams

  • A.P /
  • 24 January 2022 - 17:12
Chelsea transferon talentin e Derby, Dylan Williams

Drejtorët e skuadrës nga Stamford Bridge e kanë kompletuar një transfer për të ardhmen, me talentin 18 vjeçar, Dylan Williams që ka kaluar nga Derby Country në Chelsea për një shumë të panjohur

Anglezi që luan si mbrojtës i majtë ka marrë nëntë paraqitje për skuadrën e parë në Derby para se të kompletoi kalimin e tij të Chelsea, por fillimisht ai do të luajë me skuadrën U23.

“Jam absolutisht i kënaqur që kam nënshkruar me njërin prej klubeve më të mëdha në botë”, ka shkruar ai në një postim në Instagram, duke lajmëruar vetë transferin e tij.

(Kosova Sot Online)