Inzaghi i kërkon Interit që ta transferojnë Kosticin

  • A.P /
  • 24 January 2022 - 18:55
Inzaghi i kërkon Interit që ta transferojnë Kosticin

Simone Inzaghi dëshiron që të sjellë në skuadër Filip Kosticin e Eintracht Frankfurtit

Këtë gjë, sipas mediave në Itali, ai ia ka kërkuar ta bëjnë deri në fund të afatit kalimtar të janarit.

Trajneri dëshiron të këtë alternativë për Ivan Perisic, kontrata e të cilit skadon këtë verë dhe beson që Kostic është një kandidat ideal për këtë rol.

Calciomercato raporton që Inzaghi, ka kërkuar nga liderët e klubit transferin e Kostic edhe pse klubi gjerman nuk do ta shesë atë lirë, sidomos nëse ai kërkohet gjatë këtij muaji.

(Kosova Sot Online)