Pamje: Shkon në 8 numri i të vdekurve pranë stadiumit në Kupën e Kombeve të Afrikës

  • S.A /
  • 25 January 2022 - 10:45
Pamje: Shkon në 8 numri i të vdekurve pranë stadiumit në Kupën e Kombeve të Afrikës

Është rritur në tetë numri i të vdekurve në një tollovi të krijuar nga tifozët gjatë hyrjes në stadium për një ndeshje futbolli në Kupën e Kombeve të Afrikës në Kamerun të hënën. Pamje të publikuara në rrjetet sociale i shfaqin tifozët e futbollit duke e shtypur njëri-tjetrin në hyrje të portave të stadiumin Paul Biya në kryeqytetin Yaounde. Dëshmitarët e kanë përshkruar tollovinë pranë stadiumit si kaotike, në të cilën mbetën të lënduar edhe shumë të tjerë.

Nga 38 të lënduar, shtatë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një fëmijë është në mesin e të vdekurve, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Stadiumi na Kamerun është me 60 mijë ulëse, por për shkak të kufizimeve të Covid-19, nuk lejohej përdorimi i më shumë se 80% e ulëseve për ndeshjen e së hënës.

Sipas zyrtarëve të ndeshjes, 55 mijë njerëz u përpoqën të futeshin në stadium.

Ndeshja e rrethit të 16 më të mirëve mes Kamerunit dhe Komorosit u zhvillua, pavarësisht incidentit, dhe përfundoi 2:1 në të mirë të vendasve.

(Kosova Sot Online )