Rritja e jashtëzakonshme e Brojës, është frymëzuar nga Ronaldo

  • G.G /
  • 25 January 2022 - 14:43
Rritja e jashtëzakonshme e Brojës, është frymëzuar nga Ronaldo

20-vjeçari ka realizuar pesë gola në Premierligë në 18 paraqitje, ka dhuruar dhe një asist. Ai në total këtë sezon numëron 7 gola dhe Southmapton nga tani ka nisur punën për ta blerë krejtësisht në verë.

Armando Broja është shndërruar në lider te Southampton.

Kalimi në formë huazimi nga Chelsea në Southampton gjatë verës së vitit 2021 ishte vendimi më i mirë deri më tani në karrierë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

20-vjeçari ka realizuar pesë gola në Premierligë në 18 paraqitje, ka dhuruar dhe nëj asist.

Image

Armando Broja duke festuar me shqiponjë golin me Southampton

Ai në total këtë sezon numëron 7 gola dhe Southmapton ndjen se ka edhe shumë për të dhënë deri në fund të sezonit, teksa nga tani ka nisur punën për ta blerë krejtësisht në verë.

Ai po rritet dita ditës dhe po shndërrohet në një sulmues vrasës para portës së kundërshtarit, por si shumë futbollist, nuk e ka pasur të lehtë arritjen në këtë situatë.

Broja ka treguar rrugëtimin që ka bërë për të arritur deri në këto nivele dhe si rastisi mundësia deri te Tottenham e më pas Chelsea.

“Unë shkova në disa prova te Readingu”, tha Broja. “Aty shkoi gjithçka mirë dhe më pëlqeu, por në atë kohë po kërkoja një klub më të madh”.

“Ai skauti në fakt erdhi për të parë një lojtar tjetër në ekipin tim, por unë përfundova duke fituar çmimin e lojtarit të turneut dhe ai më mori mua në vend të tij, kështu që unë shkova në Tottenham dhe firmosa për ta”.

“Ne luajtëm shumë me Chelsean dhe ata më të vërtetë më pëlqyen si lojtarë, dhe atëherë iu bashkova akademisë së Chelseat”.

Image

 

Broja me fanellën e klubit që e ka në pronësi, Chelsea

Broja tregon se si gjithmonë idhulli i tij ka qenë Ronaldo Fenomeni.

Sulmuesi i Shqipërisë e pranon se sa herë kishte mundësi, hapte You Tuben për të parë magjinë që Ronaldo dhuronte në fushë, lojën e të cilit mundohet ta bëjë sot 20-vjeçari i Kombëtares.

“Ai ishte thjesht një lojtar i pabesueshëm”, tha Broja për Ronaldon. “Kam parë shumë nga klipet e tij. Ai ishte i fortë, i shpejtë, me dy këmbë, kishte gjithçka. Ronaldo është ai që unë aspiroj të jem”.

Chelsea është pjesë e Chelseat që nga viti 2009.

Ai debutoi me ekipin e parë më 8 mars në vitin 2020, trajneri Frank Lampard e futi 18-vjeçarin në katër minutat e fundit të fitores 4:0 kundër Evertonit, pak ditë pasi nënshkroi kontratën e parë profesionale.

Image

Kontrata me Chelsean, hapi më i madh në karrierë për Brojën, që i hapi rrugë sot për të shkëlqyer te Southampton

Chelsea e huazoi verën e kaluar te Southampton ku sot është shndërruar në lojtarin kyc dhe dëshiron ta mbajë, por fjalën e fundit do ta ketë Chelsea, nëse do ta rikthejë, do ta shesë, apo do ta huazojë edhe për një sezon. 

(Kosova Sot Online)