A është ky goli më i bukur në Kupën e Afrikës?

  • A.P /
  • 25 January 2022 - 14:57
A është ky goli më i bukur në Kupën e Afrikës?

Përkundër tragjedisë që ndodhi para ndeshjes, ku mbetën të vdekur 8 tifozë si rezultat i shtypjes së njëri-tjetrit, loja në mes të Kamerunit dhe Komorosit në Kupën e Afrikës u zhvillua.

Kamerunasit fituan me rezultat 2:1, por ajo që mbeti në mendje të të gjithëve është goli spektakolar i mysafirëve.

Youssouf M’Changama e shënoi një gol të rrallë nga gjuajtja e lirë në minutat e fundit të lojës.

Ky pa dyshim mund të zgjidhet si goli më i bukur i këtij edicioni në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Ju ftojmë ta shijoni këtë perlë të lojtarit të Komorosit. 

(Kosova Sot Online)