Morata shumë afër Barcelonës pasi Juve arriti marrëveshje me zëvendësuesin e spanjollit

  • A.P /
  • 25 January 2022 - 15:21
Morata shumë afër Barcelonës pasi Juve arriti marrëveshje me zëvendësuesin e spanjollit

Dushan Vlahovic në orët e ardhshme do të bëhet futbollist i Juventusit.

Sipas Sky të Italisë, Juve dhe Fiorentina kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit për 70 milionë euro plus bonuse.

Arsenali gjithashtu e deshi lojtarin, po preferoi qëndrimin në Serie A, aty ku është përshtatur dhe këtë sezon e ka gjetur 17 herë rrjetën.

Ai bëhet lojtari i katërt që kalon nga Fiorentina te Juve, pas Baggio, Bernardeschi dhe Chiesa.

Tifozët kanë reaguar menjëherë kundër sulmuesit, që janë shfaqur me pankarta fyese për futbollistin që do të fitojë 7 milionë euro neto në Torino.

(Kosova Sot Online)