Vetëm 26 sekonda – Kosovari Arlind Berisha ‘neutralizon’ kundërshtarin, gjyqtarja e ndërpret duelin në MMA

  • S.A /
  • 25 January 2022 - 15:54
Vetëm 26 sekonda – Kosovari  Arlind Berisha ‘neutralizon’ kundërshtarin, gjyqtarja e ndërpret duelin në MMA

Hap pas hapi, Arlind Berisha po e ndërton karrierën e tij në MMA dhe është në rrugë të duhur.

Luftëtari kosovar që garon në artet marciale të përziera ka filluar aventurën e tij në Kampionatin Botëror. Berisha premton shumë për të ardhmen në sportin më luftarak në botë dhe këtë e tregon më së miri fitorja e tij prej 26 sekondash. Në këtë kohë kaq të shkurtër, luftëtari ynë detyroi kundërshtarin që të kalonte në atë gjendje që të mos mund të vazhdonte më.

Gjyqtari u detyrua të ndalonte ndeshjen pasi Berisha zuri kundërshtarin e tij me disa grushte radhazi në kokë.

Arlindi do të tentojë që të performojë më së miri në Kampionatin Botëror të MMA-së, dhe të shpresojë se do të rangohet më lartë, për të garuar në të ardhmen me yjet e këtij sporti. 

Kosova Sot Online )