Eksplozivi, prokuroria, zgjedhjet për president – FSHF jep detaje

  • A.P /
  • 25 January 2022 - 18:54
Eksplozivi, prokuroria, zgjedhjet për president – FSHF jep detaje

Armand Duka nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga posti i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), e as nga gara për një tjetër mandat për zgjedhjet e 2 marsit, përkundër kërcënimeve me jetë që ka marr përmes telefonit dhe sulmit me eksploziv që ndodhi mbrëmë në shtëpinë e tij.

E hëna ishte dramatike për futbollin dhe Shqipërinë. Pas akuzave të Erion Veliajt – kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që është aksionare në klubin futbollistik Tirana – Prokuroria e Tiranës i nisi hetimet ndaj presidentit të FSHF-së. Ndaj Dukës janë hapur dy pista të hetimit – për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës. Pastaj, FSHF e publikoi një audio-incizim, me të cilin e qiti keq në opinion Erion Veliajn.

Zhvillimet nuk u ndalën me kaq. Vetëm pak orë më vonë u hakua ueb faqja zyrtare e FSHF-së, për çka, shtëpia e futbollit shqiptar gishtin e drejtoi kah Veliaj dhe akuzoi politikën për agresion në futboll.

Drama vazhdoi edhe në orët e vona të natës së hënë, kur në hyrje të shtëpisë së Dukës në Durrës shpërtheu një eksploziv. Bashkëshortja e Dukës bashkë me djalin e çiftit ishin në shtëpi dhe fatmirësisht eksplozivi nuk ka lënduar njeri. E vet Duka ka treguar se para shpërthimit kishte marrë mesazhe kërcënuese me jetë përmes telefonit.

Për gjithë këto zhvillime, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), përmes drejtorit të Departamentit të Komunikimit, Andi Verçani.

(Kosova Sot Online)