Si mund t’i paguajë Juventusit 75 milionë euro për Vlahovic?

  • A.P /
  • 25 January 2022 - 19:13
Si mund t’i paguajë Juventusit 75 milionë euro për Vlahovic?

Dusan Vlahovic mund të jetë lojtar i Juventusit brenda 48 ore, sipas raporteve, por si do të arrin Juventus të paguan 75 milionë euro për Fiorentinan?

Disa mediat kanë cituar se marrëveshja është arritur për transferimin e Dusan Vlahovic për 67 milionë euro me bonuse që do të shkonin në 75 milionë euro, shuma e njëjtë që e kishte bërë për të edhe Arsenal, Newcastle United, Tottenham Hotspur dhe Atletico Madrid.

Sipas Sky Sport Italia, ekipi i Vlahovic tashmë është në Torino dhe janë gati për të bërë një takim nesër në mëngjes, edhe pse detalet e kontratës do të përpunohen sonte.

Sipas kontratës bazë që do të vlejë deri në qershor 2026, serbi do të fiton 7 milionë euro në sezon.

Duke marrë parasysh problemet financiare të Juves, atëherë si u bë që ata të paguajnë 75 milionë euro për një sulmues gjatë afatit të janarit.

La Gazzetta dello Sport ka kalkuluar edhe pagën e që sipas tyre tërë operacioni do t’i kushtojë Juventusit 125 milionë euro.

Është një shumë e madhe marrë në konsideratë se Juventus është në deficit prej 210 milionë euro për sezonin 2020/21, krahasuar me 90 milionë euro për 2019/20.

Ky raporton thekson financat e ndryshme dhe konkludon që Juve e konsideron këtë gjë si një investim të nevojshëm për të shmangur humbjet më të mëdha, një nga të cilat do të ishte dështimi për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Ky vend në këtë garë dhe arritje deri në 1/8-ën e finales ka vlerën e 80 milionë eurove dhe nuk bën që të humbet.

Marrëveshja pritet të jetë e njëjtë si ajo që Juve e bëri për sulmuesin e Fiorentinas, Federico Chiesa dhe për Manuel Locatellin, duke e shpërndarë pagesat në disa rata për disa vite.

Rritja e fundit e kapitalit deri në 400 milionë euro do t’i ndihmojë ata që të paguajnë më herët kreditë në bankë, e cila gjë ju siguron atyre diku 80-85 milionë për të shpenzuar për transfere.

Megjithatë, ata duhet të bëjnë shkurtime në aspekte tjera, duke reduktuar pagat e disa lojtarëve të cilët për momentin janë në negociata për kontrata të reja.

Kjo ngrit pyetje për të ardhmen e Paulo Dybala dhe konfirmimin nga vetë lojtari që bisedat për kontratën e tij të re të shtyhen deri në janar.

Tani është bërë e qartë që Juve dëshironte të shikonte nëse do të realizonte blerjen e Vlahovic dhe si shumë nga lojtarët e tyre të padëshiruar do të mund të largohen para se të prezantojnë një shumë të arsyeshme page për Dybala.

Nuk është tërësisht e pamundshëm që ata mos t’i ofrojnë Dybalas 10 milionë euro në sezon, një sakrificë e tyre për ta paguar sulmuesin 22 vjeçar, Vlahovic.

(Kosova Sot Online)