Araujo refuzon negociatat me Barcelonën për zgjatje të kontratës

  • A.P /
  • 25 January 2022 - 19:50
Araujo refuzon negociatat me Barcelonën për zgjatje të kontratës

Ronald Araujo, kontrata e të cilit me Barcelonën skadon në fund të verës 2023, ka refuzuar bisedimet me klubin për një zgjatje kontrate.

Bisedimet mes agjentit të lojtarit dhe klubit katalunas filluan javën e kaluar, por oferta e dhënë nga Blaugrana është refuzuar menjëherë, edhe pse diskutimet ishin miqësore dhe ata pritet që t’i kthehen negociatave më vonë.

Megjithatë, lajmi ka vënë në alarm gjigantët e Premier Ligës, Manchester United dhe Chelseat, pasi që uruguaiani do të joshej nga ofertat e klubeve më të pasura në botë.

Araujo është bërë njëri prej lojtarëve bazë të formacionit të Barcelonës. Duke e treguar vetën si partner i Gerard Pique në zemër të mbrojtjes por ai madje mund të luajë edhe në dy krahët e mbrojtës, në të majtë dhe të djathtë kur është e nevojshme.

Drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany e ka bërë zgjatjen e kontratës së Araujos prioritet, duke marrë parasysh moshën e tij të re dhe potencialin e tij, por po ashtu edhe faktin që mbrojtja ka qenë një pozitë problematike për klubin viteve të fundit.

Araujo po ashtu dëshiron që të qëndrojë, por është duke pritur për një marrëveshje që reflektohet në paraqitjet dhe aftësitë e tij të mira.

(Kosova Sot Online)