Shpërthen Tyson Fury, e quan Joshuan “frikacakë”

  • A.P /
  • 25 January 2022 - 20:45
Shpërthen Tyson Fury, e quan Joshuan “frikacakë”

Tyson Furyt i është mbushur kupa. The Gypsy King është “lodhur duke dëgjuar justifikime” nga Anthony Joshua dhe Dillan Whyte, derisa ai po shikon ta finalizojë luftën e ardhshme

Fury ka bërë thirrje që Joshua të tërhiqet nga rimeçi i tij me Oleksandr Uzyk, duke lëshuar rrugën për një ndeshje mes Fury dhe Usyk që ata të ndeshen për në kategorinë e peshave të rënda.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje me Joshua, ndeshja e detyrueshme e WBC-së me Whyte do të mbahet të mërkurën, me synimin që meçi radhës të jetë me Furyin.

“Jam i lodhur nga këta budallenj, i lodhur nga justifikimet e tyre”, tha ai në rrjetet sociale.

“A do të luftojë me mua Dillian Whyte? A do të largohet Anthony Joshua? Tik tak, tik tak.koha ka mbaruar. Të gjithë ju po fshiheni – frikacakë”.

Pavarësisht këtyre ecejakeve, skuadra e Fury mbetet optimiste që ata mund të arrijnë një marrëveshje me Joshuan para se të bëhen ofertat, të cilat do ta lejojnë atë që të luftojnë kundër Usyk.

(Kosova Sot Online)