Biseda e tensionuar e Neymar me babanë: Nuk me pëlqen mënyra si flet me njerëzit

  • A.P /
  • 25 January 2022 - 22:54
Biseda e tensionuar e Neymar me babanë: Nuk me pëlqen mënyra si flet me njerëzit

Filmi dokumentar për yllin e PSG-së, Neymar pritet të shfaqet në Netflix

Dokumentari i ri i Neymar pritet të transmetohet në Netflix dhe në të ju mund ta shikoni yllin e Paris Saint-Germain ku involvohet në një bisede të ashpër me babanë e tij, i cili kujdeset për marketingun e tij.

Në një episod të këtij filmi me titull “Neymar: The Perfect Chaos”, ne shohim brazilianin dhe babanë e tij duke u përplasur për akuzat për dhunim nga lojtari, me Neymarin Senior që i thotë djalit të tij të jetë më i kujdesshëm dhe ta pranojë ndihmën e tij.

“Dëshiroj që të me kupton që nuk duhet të rrezikoni më. Ajo çfarë dëshiroj të them është që nëse kjo të ndodh ty, shqetësimi i imë kryesor është së tërë përpjekjet tonë për ta ndërtuar imazhin e juaj do të bien poshtë”, thotë Neymar Senior.

“Nuk mund të jem gjithmonë në anën tuaj. Zakonisht kam qenë dhe juve ju ka pëlqyer; tani nuk dëshironi që të jeni. Por, dikush ka nevojë që t’ju mbrojë juve. Ata me akuzojnë djalin për dhunues. Mund të jem i bezdisshëm por unë ju mbroj”.

29 vjeçari i përgjigjet atij me inat, duke bërtitur dhe thënë se e ka problem me mënyrën se si flet babai, jo me të, por me të tjerët.

“Sigurisht, por nuk me pëlqen mënyra se si flet ti me njerëzit. Nuk po bisedoj me këtë çfarë ka ndodhur, po them në përgjithësi”, ka thënë Neymar Junior.

“Jeni shumë agresiv ndonjëherë. E di që ndodh me të gjithë…ky është problem, por jemi në rregull”.

“Dëshiroj të them që nuk do të dëshiroja të flisje kështu. Nëse bëjë një gabim, dëshiroj debat përmbajtjesor. Po përpiqemi të argëtohem por nuk mundem. Kjo është beteja e ime me vetveten. Me thua që bëjë shumë gjëra, kjo është arsyeja”.

Dokumentari jep prapaskena për karrierën e plotë të Neymar deri me sot, përfshirë kalimin e tij nga Santosi në Barcelonë dhe pastaj nga Barcelona në PSG.

Përpos vet lojtarit dhe babait të tij, po ashtu aty ka intervista me ish shokët e skuadrës dhe shokët e tanishëm por edhe intervista me Lionel Messi, Luis Suarez dhe David Beckham.


(Kosova Sot Online)