Pamje nga momenti kur kapet autori i veshur me të njëjtat rroba që vuri tritolin te shtëpia e Dukës

  • S.A /
  • 26 January 2022 - 08:50
Pamje nga momenti kur kapet autori i veshur me të njëjtat rroba që vuri tritolin te shtëpia e Dukës

Ky është momenti kur autori që vuri tritolin në shtëpinë e Armand Dukës në Durrës një natë më parë. Në foton e siguruar nga ABC, Arlen Hasanaj qëndron në profil me një kapuç të vendosur në kokë.

Hasanaj shfaqet pothuajse me të njëjtat rroba në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë në zonë, një natë më parë kur ai vendosi tritolin dhe u largua me shpejtësi.

Burime bëjnë me dije për ABC se është banor i lagjes dhe pronari i një biznesi në zonë. Mësohet se Hasanaj ka në pronësi një biznes bar kafe dhe market, Euroshop.

Vetë Duka,  pak minuta pas ngjarjes deklaroi se e ka parë autorin nga kamerat e sigurisë, i cili ishte shfaqur i maskuar me kapuç dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Nga shpërthimi i lëndës plasëse nuk pati dëmtime të mëdha, ndërsa kreu i FSHF Armand Duka dyshon se këto ngjarje kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit për sa u përket zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Ai ka treguar edhe një mesazh kërcënues të ardhur në celularin e tij, ku i kërkojnë të japë dorëheqjen në të kundër do e vrasin.

https://youtu.be/uc6JDW7J9ro

(Kosova Sot Online )