
Lexoni edhe:
Pamje nga momenti kur kapet autori i veshur me të njëjtat rroba që vuri tritolin te shtëpia e Dukës
Arsenal është duke këmbëngulur për mesfushorin e Lyonit, Bruno Guimaraes, sipas Sky Sports.
Ylli brazilian do t’i kushtonte të paktën 30 milionë euro topçinjve.
Trajneri Mikel Arteta synon ta përforcojë mesfushën dhe mundësisht edhe sulmin gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Por deri tani, Arsenal ka dështuar në synimet kryesore.
Guimaraes, 24-vjeçar, i ka bërë 20 paraqitje në Ligue 1 këtë sezon dhe është duke lulëzuar si pasues i topit nën urdhrat e trajnerit Peter Bosz.
(Kosova Sot Online )