Me shami dhe me fanellë me mëngë të gjata: 17-vjeçarja nga Irani e shkruan historinë në Australi

  • S.A /
  • 26 January 2022 - 10:59
Me shami dhe me fanellë me mëngë të gjata: 17-vjeçarja nga Irani e shkruan historinë në Australi

Meshkatolzahra Safi, tenistja 17-vjeçare nga Irani, e shkroi historinë në Australi. Ajo u bë iraniania e parë që e fiton një ndeshje tenisi.

Diell përvëlues në Australi gjatë turneut Australian Open. Mbi 33 gradë. Nuk ka vend për t’u freskuar nën hije.

Por Meshkatolzahra Safin nuk mund ta pengojë i nxehti i madh dhe aq më pak ta ndalë. 17-vjeçarja nga Irani po lufton për ta përmbushur ëndrrën. Ajo dëshiron të bëhet teniste profesioniste.

Në rrethin e dytë të grand slamit Australian Open për juniorët, Safi u fut në fushë me shami në kohë dhe me fanellë me mëngë të gjata.

“Jam mësuar të luaj me këtë veshje që prej moshës nëntë vjeçare. Do të vazhdoj ta bëj këtë. Është pjesë e imja”, shpjegon ajo. Në Iran, gratë janë të detyruara të bartin shami në publik.

Safi e humbi meçin kundër belges Sofia Costoulas në dy sete. Por ajo e kishte shkruar historinë tashmë pak ditë paraprakisht.

Ajo u bë iraniania e parë që e fiton një ndeshje në një turne të madh tenisi, duke e mposhtur australianen Anja Nayar 6:4, 6:3 në rrethin e parë. Po ashtu, ajo është tenistja e parë që shërben duke bartur shami në një turne të tillë.

(Kosova Sot Online )