Goditje e dyfishtë nga Interi, të enjten testet mjekësore

  • A.P /
  • 26 January 2022 - 22:50
Goditje e dyfishtë nga Interi, të enjten testet mjekësore

Robin Gosens dhe Felipe Caicedo do të kryejnë të enjten testet mjekësore para se të kompletojnë transferimin te Interi.

“Marrëveshja me Interin është arritur për Gosens”, tha agjenti Paolo Busardò për FCInter1908.

“Marrëveshja është për 25 milionë plus bonuse, testet mjekësore do të kryhen nesër”.

Gosens do të fitojë 2.5 milionë euro neto te Interi dhe do të nënshkruajë deri më 2026.

Ai nuk është lojtari i vetëm që të enjten mund të bëhet futbollist i Interit.

Testet mjekësore pritet t’i kryejë të enjten edhe Caicedo.

Sky Sport Italia raporton se sulmuesi do të arrijë nga Genoa në formë huazimi vetëm gjashtë muaj pasi Lazio e shiti për 2 milionë euro.

Inzaghi e njeh mirë nga koha te Lazio dhe beson se do të ndihmonte shumë skuadrën në pjesën e mbetur të sezonit. 


(Kosova Sot Online)