Milani shpreson t’i ketë Ibrahimovicin dhe Kessien kundër Interit

  • S.A /
  • 27 January 2022 - 09:13
Milani shpreson t’i ketë Ibrahimovicin dhe Kessien kundër Interit

Milani shpreson se dyshja Zlatan Ibrahimovic dhe Franck Kessie do të jetë të gatshëm për përballjen me Interin në një derbi vendimtar në luftë për titull në Serie A në fillim të muajit të ardhshëm. Ibrahimovici e ka shmangur një lëndim serioz dhe ka mundësi të luajë kundër Interit, ndërsa Kessie duhet të vlerësohet pas rikthimit nga turneu u Kupës së Kombeve të Afrikës.Sezoni i kuqezinjve deri tani është goditur nga telashe me lëndime dhe Covid-19, megjithëse duhet se ato telashe pothuajse kanë marrë fund tani. Serie A është në pushim tani për tani dhe do të rinisë me Derbin della Madonnina, të shtunën e 5 shkurtit.Sipas mediave italiane, testet mjekësore kanë treguar se Ibrahimovici nuk ka pësuar lëndim të rëndë në tendonin e këmbës së djathtë, por vetëm një ndrydhje si pasojë e gjendjes së keqe në fushën e dëmtuar të San Siros gjatë takimit me Juventusin fundjavën e kaluar.

Ai mund ta rimarrë veten në kohë për derbin me Interin. Ndërkohë, Bregu i Fildishtë u eliminua nga Kupa e Kombeve e Afrikës në rrethin e 16 më të mirëve, pasi u mposht me penallti nga Egjipti. Kessie luajti vetëm 29 minuta në atë ndeshje, pasi u detyrua ta lërë fushën me dhimbje në ije pasi e mori një goditje.Ai do të rikthehet në Itali këtë javë dhe do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore për ta parë shkallën e lëndimit.

(Kosova Sot Online )