Xavi i prerë në qëndrimin e tij: Dembele nuk luan më për Barçën edhe nëse qëndron

  • S.A /
  • 27 January 2022 - 10:00
Xavi i prerë në qëndrimin e tij: Dembele nuk luan më për Barçën edhe nëse qëndron

Xavi i prerë në qëndrimin e tij: Dembele nuk luan më për Barçën edhe nëse qëndron

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ia ka bërë me dije Ousmane Dembeles përmes menaxherit të tij se ai nuk do të luajë për ekipin katalonas, edhe nëse vendos të qëndrojë në Camp Nou. Xavi dhe menaxheri i Dembeles, Moussa Sissoko, u takuan të martën për të folur për të ardhmen e francezit në Camp Nou.

Kjo ishte hera e parë që Xavi dhe Sissoko u takuan dhe ky i fundit ishte i etur për ta kuptuar mendimin e sinqertë të klubit për Dembelen, kur afati kalimtar i janarit është duke shkuar drejt mbylljes.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Xavi ishte i sinqertë me Sissokon dhe ia bëri atij të qartë se Barça donte që Dembele të qëndronte, siç tregojnë edhe dy ofertat që i ishin bërë atij, të cilat i hodhi poshtë.

Kur Barcelona e kuptoi se Dembele nuk e kishte ndërmend të nënshkruante marrëveshje të re me klubin, drejtuesit vendosën se largimi i tij këtë muaj është gjëja më e mirë për të gjithë.

Këtë ia tha Xavi Sissokos në takimin e së martës, sipas të përditshmes spanjolle.

Sissoko kishte pyetur se çfarë do të ndodhte nëse asnjëri kusht nuk do të plotësohej – rinovimi apo largimi i Dembeles – por Xavi ishte i qartë dhe nuk u zmbraps.

“Nëse ai nuk e pranon njërën prej këtyre opsioneve, ai nuk do të luajë më për Barcelonën”, kishte thënë Xavi.

(kosova Sot Online )