“Covidi e ka goditur rëndë Messin” – Trajneri e shpjegon mungesën e gjatë të Leos

  • S.A /
  • 27 January 2022 - 10:23
“Covidi e ka goditur rëndë Messin” – Trajneri e shpjegon mungesën e gjatë të Leos

Mungesa e Lionel Messit në disa ndeshje për Paris Saint-Germain këtë muaj dhe tani në Kombëtaren e Argjentinës në kualifikime për Kupën e Botës vjen si pasojë e vështirësive të tij për ta tejkaluar koronavirusit, ka shpjeguar trajneri Lionel Scaloni.

Messi nuk u thirr nga Argjentina për ndeshjet kundër Kilit dhe Kolumbisë javën e ardhshme. Argjentina e ka siguruar tashmë pjesëmarrjen në Katar 2022. Ai ka luajtur shumë pak futboll që prej dhjetorit, pasi u prek nga virusi Covid-19 pak pas festës së Krishtlindjes. I pyetur për mungesën e Messit, trajneri i Argjentinës Scaloni tha: “Natyrisht se ne do të donim ta kishim Messin me vete”.

“Fola me të dhe ai më tha se Covidi e ka goditur fort. Është e rëndësishme për të që të bëhet mirë, prandaj edhe vendosa që më e mira ishte që ai të mbetej në klub”, shpjegoi ai.

Messi i ka luajtur vetëm 27 minuta futboll në vitin 2022, si zëvendësues në fitoren e PSG-së kundër Stade de Reims në Ligue 1 fundjavën e kaluar. 

(Kosova Sot Online )