Me kë është në lidhje dashurie Neymari dhe kush ishin të dashurat e tij

  • A.P /
  • 27 January 2022 - 14:50
Me kë është në lidhje dashurie Neymari dhe kush ishin të dashurat e tij

Neymari është njëri prej futbollistëve më të famshëm në botë jo vetëm sepse është ndër më të mirët në fushë, por edhe për jetën e tij jashtë futbollit.

Sulmuesi i Brazilit dhe Paris Saint-Germainit njihet për lidhje të shumta dashurie me modele të ndryshme dhe ai është baba i një fëmije.

Neymar, i cili e ka një djalë të quajtur Davi me ish të dashurën e vet Carolina Dantas, kishte thënë në vitin 2015 se ëndërron ta gjejë gruan e duhur dhe ta martohet në kishë.

“Do të doja ta takoj një grua, të martohem dhe të kem fëmijë. Është diçka për të cilën kam folur me miqtë, ëndërroj të martohem në kishë”, kishte thënë braziliani.

Por në dekadën e fundit në majat e futbollit botëror, Neymar ka kaluar shumë kohë duke u argëtuar nëpër ahengje dhe ka pasur lidhje të ndryshme dashurie.

Carolina Dantas (2010 – 2011)

Sa ishte ende në Santos, Neymari u takua me Carlinën me të cilën qëndroi në lidhje vetëm 12 muaj.

Pak muaj pas ndarjes, ata e mirëpritën një djalë, të quajtur Davi Lucca, në gusht 2011.  

Jhenny Andrade (2015)

Neymari dhe vajza e kafazit të UFC-së Jhenny Andrade u përfolën si çift për herë të parë në vitin 2015, kur u panë në një aheng të Vitit të Ri në Nju Jork.

Por lidhja e tyre zgjati vetëm disa muaj para se të ndaheshin më 2015. Jhenny u pa në dy ndeshje të Neymarit në atë kohë.

Bruna Marquezine (2012 – 2018)

Neymari dhe aktorja Bruna Marquezine u takuan në një karnaval në Rio de Zhaniero më 2012 dhe filluan një lidhje dashuri menjëherë.

Ata u ndanë në vitin 2013 shkurtimisht dhe u pajtuan me njëri-tjetrin në prag të Kupës së Botës 2014.

Në atë që mund të cilësohet si lidhja më e gjatë e dashurisë e Neymarit, braziliani u nda nga aktorja përsëri në vitin 2016 para se t’i jepte fund përfundimisht marrdhenies me të në vitin 2018.

Natalia Barulich (2020)

Neymari tani është në lidhje me modelen Natalia Barulich, të cilën për herë të parë e kishte takuar kur i dashuri i saj në atë kohë, këngëtari kolumbian Maluma, kishte kënduar në ditëlindjen e 26-të të Brazilianit.

Natalia dhe Maluma u ndanë në vitin 2019.

Në shkurt të vitit 2020 Natalia e pranoi se është në lidhje me Neymarin por e mohoi se braziliani ishte arsyeja e ndarjes së saj me Maluman. 

(Kosova Sot Online)