Kroos: “Nuk është sekret që Reali e do Mbappen”

  • 27 January 2022 - 16:39
Kroos: “Nuk është sekret që Reali e do Mbappen”

Toni Kroos thotë se lojtar si Kylian Mbappe, gjithmonë e kanë vendin në Real Madrid.

Mbappe është në vitin e fundit të kontratës me Paris Saint Germainin dhe nëse reziston e nuk rinovon, do t’i bashkohet Madridit me parametra zero gjatë verës.

Në një intervistë për La 1 në TVE, Kroos ka folur për këtë interesim të Los Blancos.

“Është interesant të nënshkruash me Mbappen., është lojtar shumë, shumë i mirë dhe këtu gjithmonë i duam lojtar të tillë. Nuk është sekret që Reali e do atë”, u shpreh Kroos. 

(Kosova Sot Online)