“A je budalla, më shiko mua”, tenisti rus nuk përmbahet ndaj gjyqtarit

  • S.A /
  • 28 January 2022 - 11:32
“A je budalla, më shiko mua”, tenisti rus nuk përmbahet ndaj gjyqtarit

Momentalisht është duke u zhvilluar gjysmëfinalja e dytë e Australian Open mes tenistit grek, Tsitsipas dhe atij rus Medvedev. Rezultati është 1:1 në sete, teksa rusi e fitoi të parin, kurse greku të dytin. Në momentin kur Medvedev humbi shërbimet, ai filloi të ankohej në gjyqtarin e ndeshjes. “A je budalla?

Më shiku mua, me ty po flas. Babai i tij mund të flasë pas çdo pike. Do t’i përgjigjesh pyetjes sime? Zoti im, ti je kaq i keq. Si mund të jesh kaq i keq në gjysmëfinale të GrandSlamit”, ishin fjalët që Medvedev ia tha gjyqtarit. Fituesi i këtij dueli do të përballet në finale me Rafael Nadal, i cili e siguroi kualifikimin sot gjatë ditës. 

(Kosova Sot Online )