Flaka Loxha eliminohet qysh në raundin e parë

  • S.A /
  • 28 January 2022 - 12:27
Flaka Loxha eliminohet qysh në raundin e parë

Flaka Loxha nuk ka arritur ta kalojë as pengesën e parë në Grand Prix të Portugalisë.

Xhudistja kosovare e humbi betejën ndaj italianes, Miriam Boi qysh në raundin e parë.

Ajo humbi pas Golden Score, duke i marrë tri penalizime, edhe pse kundërshtarja kishte fillimisht dy.

Në garë për sot mbeten Distria Krasniqi dhe Erza Muminoviq që e kanë kaluar pa luftë raundin e parë.

Nesër do të garojë edhe Laura Fazliu. 

(Kosova Sot Online )