Edhe Erza Muminoviq eliminohet nga Grand Prix i Portugalisë

  • E.K /
  • 28 January 2022 - 14:03
Edhe Erza Muminoviq eliminohet nga Grand Prix i Portugalisë

Erza Muminoviq është eliminuar nga Grand Prix i Portugalisë.

Xhudistja kosovare u mposht në raundin e dytë nga garuesja portugeze, Joana Diogo me Waza-ari.

Në raundin e parë, Erza kaloi pa luftë, në kategorinë deri në 52 kilogramë, shkruan Gazeta Express.

Paraprakisht, u eliminua xhudistja tjetër kosovare, Flaka Loxha qysh në raundin e parë, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Në garë janë ende Distria Krasniqi që garon sot dhe Laura Fazliu që do të garojë nesër

(Kosova Sot Online)