Nuk zhgënjen Distria Krasniqi, kalon në çerekfinale

  • E.K /
  • 28 January 2022 - 14:09
Nuk zhgënjen Distria Krasniqi, kalon në çerekfinale

Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në çerekfinalen e Grand Prix të Portugalisë.

Kampionia Olimpike e mposhti xhudisten franceze Leonie Gonzalez në raundin e dytë.

Distria e nisi mbarë duelin duke fituar një Waza-ari, ndërkohë francezja mori tri penalizime, me ç’rast e humbi duelin.

Në raundin e parë, Krasniqi kaloi pa luftë.

Kujtojmë se dy xhudistet tjera kosovare, Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha u eliminuan më herët.

Në çerekfinale, Distria Krasniqi do të përballet me fituesen e duelit mes serbes Nadezda Petrovic dhe spanjolles Ariane Toro Soler.

(Kosova Sot Online)