Ramsey ka refuzuar pesë oferta të klubeve të Premier Ligës

  • A.P /
  • 28 January 2022 - 20:40
Ramsey ka refuzuar pesë oferta të klubeve të Premier Ligës

Aaron ramsey duket se do të qëndrojë në Juventus pasi që ka refuzuar ofertat nga pesë klube të Premier Ligës këtë muaj

31 vjeçar nga Uelsi vështirë që ka zënë vend në formacion në Torino këtë sezon nga Massimiliano Allegri, derisa kishte probleme me muskuj që në start të sezonit. Ai ka luajtur vetëm 98 minuta në Serie A, duke bërë vetëm një start në ligë.

Siç ka theksuar Calciomercato.com, Ramsey nuk dëshiron që të largohet nga Juventusi, kështu që ka refuzuar pesë klube të Premier Ligës. Ai ka refuzuar ofertat e Burnley, Crystal Palace, Aston Villa, Newcastle United dhe Wolves.

(Kosova Sot Online)