Pas fitores së Distrias, Driton Kuka ka diçka për të thënë

  • A.P /
  • 28 January 2022 - 21:52
Pas fitores së Distrias, Driton Kuka ka diçka për të thënë

Trajneri më i mirë në botë në xhudo, Driton Kuka ka pasur fjalë të mëdha për Distria Krasniqin pasi ajo fitoi Grand Prix në Portugali

Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë në Tokio në kategorinë deri në 48 kilogram, derisa pas Lojërave Olimpike, kosovarja do të konkurrojë deri në kategorinë 52 kilogramë, kategori që më parë konkurronte Majlinda Kelmendi.

“Xhudo për Kosovën … Distria Krasniqi e artë! Grand Prix Lisbonë Portugali. Kategoria e saj e re 52 kg kadal por sigurt po e dërgon drejt kreut edhe në këtë kategori! Në foto fitorja kundër spanjolles. Në finale mposhti Kroaten Puljiz. Plot 4 fitore krejt me Ippon ??  Erza e Flaka sot performuan jo sipas pritjeve por shkojmë më tutje. Nesër garon Laura Fazliu 63 kg. Kosova mbi të gjitha …”, ka shkruar Kuka.

(Kosova Sot Online)