Ish ylli i Tottenham përballet me burg, goditi një punëtor

  • A.P /
  • 28 January 2022 - 22:18
Ish ylli i Tottenham përballet me burg, goditi një punëtor

Ish transferi rekord i Tottenham Hotspur, Chris Armstrong përballet me burgim, pasi që ai vandalizoi  shitoren e lagjes Tesco dhe grushtoi një punëtor kur ai i tha se ai nuk mund të blinte cigare

Armstrong ka shkaktuar 2000 funte dëme kur ai ka goditur kamerat e sigurisë në supermarketin që gjendet në Chelsea të Londrës.

“Zyrtarët policorë u telefonuan nga Tesco duke raportuar sjelljet agresive dhe të dhunshme të një njeriu që theu në shitore”, tha prokurori Nathan Fuller në një deklaratë për gjykatën e rrethinës së Westminister.

“Ai hyri në dyqan në mënyrë të dhinshme duke kërkuar cigare. Shitorja ishte mbyllur përkohësisht për shkak se stafi ishin në pushim. Kur atij ju tha se nuk mund të blinte cigare, ai u bë agresiv”.

Armstrong e ka pranuar këtë sulm dhe dëmtimin që ka bërë gjatë incidentit.

Kush është Chris Armstrong?

Armstrong ishte një sulmues anglez i cili ka luajtur për disa skuadra si: Millwall, Crystal Palace, Tottenham, Bolton Wanderers dhe Wrexham.

Tani 50 vjeçar, ai i kaloi vitet e tij më të mira në Crystal Place dhe Spurs gjatë viteve 90-ta, duke ndërtuar një partneritet të mirë me Teddy Sheringham në Tottenham.

Në mars të vitit 1995 ai u testua pozitiv për kanabis dhe bëhet lojtari i parë në Premier Ligë që dështoi në teste të drogës. Armstrong ishte ndaluar për të luajtur katër ndeshje, para se t’i bashkohej Spursave për një shumë rekorde në atë kohë. 4.5 milionë funte.

Pas karrierës së tij, Armstron ishte arrestuar për posedim të kanabisit, kokainës dhe ekstazisë, pas një bastisje që bëri policia në West Kensington më 2016. Au u shpall fajtor për posedimin e narkotikëve të klasit A dhe B dhe ishte dënuar me 375 funte.


(Kosova Sot Online)