“Gjuha e futbollit” pajton serbët dhe shqiptarët

  • A.P /
  • 28 January 2022 - 23:08
“Gjuha e futbollit” pajton serbët dhe shqiptarët

Marrëdhëniet në mes të Shqipërisë dhe Serbisë rrallë kanë qenë të mira. Por futbollistët e Serbisë që luajnë në vendin e “armiqve” të tyre të dikurshëm thonë se sporti i kapërcen dallimet në mes të rivalëve

“Futbolli është një përrallë që na mëson si të jetojmë së bashku”, thotë Luka Milanovic (29) i cili është njëri nga 15 futbollistët profesionist serb që luajnë në Shqipëri.

Marrëdhëniet në mes të Shqipërisë dhe Serbisë prej kohësh kanë qenë të rrethuara me dallime, veçanërisht për shkak të qëndrimeve të tyre në lidhje me statusin e Kosovës.

Pas luftës së përgjakur në fund të viteve 1990, Beograd vazhdon ta sheh Kosovën si një territor të shkëputur dhunshëm nga ana e tyre dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës të shpallur më 2008, transmeton GazetaExpress.  

Mosbesimi në Kosovë – me shumicë të shqiptarëve – dhe Serbisë – është larg mendimeve të Milanovic kur del të luajë në fushë.

Atij i është dhënë një “mikëpritje e ngrohtë” prej që është transferuar aty që katër muaj dhe luan si profesionist për skuadrën e Kukësit, skuadër nga divizioni i parë që kufizohet me Kosovën.

Kukësi është zona ku ishin pritur më shumë së 500 000 shqiptarë etnik gjatë sulmeve të forcave serbe në luftën në Kosovë.

Tani, rajoni është i qetë dhe aty është shtëpia e kosovarëve, malazezëve dhe kroatëve që po ashtu luajnë për Kukësin.

“Jam këtu për dashurinë që kam për futbollin”, thotë Luka për AFP.


(Kosova Sot Online)