Kepa e zyrtarizon lidhjen e dashurisë me Miss Universi të Spanjës

  • A.P /
  • 30 January 2022 - 09:30
Kepa e zyrtarizon lidhjen e dashurisë me Miss Universi të Spanjës

Kepa Arrizabalaga është një nga futbollistët spanjollë më të njohur në botë dhe pikërisht disa vite më parë ai vendosi të vazhdojë karrierën e tij profesionale në Angli, te Chelsea.

Ndoshta për këtë arsye publikimi i tij i fundit është bërë më i rëndësishëm se kurrë dhe është se portieri bask ka dashur të përfitojë nga ditët e pushimit dhe shkëputjes nga futbollit europian për të ‘prezantuar’ publikisht partneren e tij të re.

“Rreth nesh (Për ne)”, ka shkruar orët e fundit vetë Kepa në një publikim të përbashkët me Andrea Martinez, tashmë zyrtarisht dhe publikisht partneren e tij të re.

Lajmi ka marrë në befasi disa nga mijëra ndjekësit e grumbulluar nga portieri i Chelseat dhe është pritur mjaft mirë nga disa prej futbollistëve spanjollë që e njohin, si dhe nga personalitete të tjera të mëdha që kanë lënë komentet e tyre.


(Kosova Sot Online)