Plani i Piolit për ta ndalur Interin në derbin e Milanos

  • A.P /
  • 30 January 2022 - 17:47
Plani i Piolit për ta ndalur Interin në derbin e Milanos

Të hënën do të nisë zyrtarisht operacioni derbi për Milan-in, me trajnerin Pioli që po punon për të gjetur strategjinë e duhur për ndeshjen kundër Interit në kampionat.

Siç ka shkruar Tuttosport, trajneri i kuqezinjve po mendon t’i aktivizojë Sandro Tonalin dhe Bennacerin në mesfushë, me Franck Kessie në rolin e fantazistit për ta bllokuar Brozovic.

Nëse Kessie do të luajë në mesfushë, atëherë Krunic dhe Brahim Diaz do të sfidohen për një vend në formacionin titullar.

Zikaltrit dhe kuqezinjtë do të përballen më 5 shkurt.

Kampionët në fuqi të Italisë kryesojnë renditjen me 53 pikë, katër më shumë se Milani, por kuqezinjtë kanë luajtur një ndeshje më shumë.


(Kosova Sot Online)