“Lufta me jastëk”, sporti më i ri dhe mjaft atraktiv në botë

  • E.K /
  • 31 January 2022 - 14:14
“Lufta me jastëk”, sporti më i ri dhe mjaft atraktiv në botë

Në botë ekzistojnë dhjetëra lloje të sporteve dhe qindra disiplina sportive, prej më të ndryshmëve dhe prej më të pazakontave.

E dita-ditës po zbulohen apo themelohen sporte të reja.

Një i tillë, i cili mori hov në vitin 2021 ishte lufta me jastëk, “Pillow Fight Championship”.

Në një ring boksi, garuesit nuk e sulmojnë njëri-tjetrin me boksa ose me shqelma, por me jastëk.

Ky është sporti më i ri dhe mjaft atraktiv në botë.

Në fillim mund të ju duket qesharak, dhe mund t’ua kujtojë fëmijërinë, kur jeni gjuajtur me jastëk me familjarë apo miq.

Por, aty zhvillohet një luftë e vërtetë dhe garuesi që përfundon i pari në dysheme, e humb meçin.

Në vitin që shkoi janë mbajtur dhjetëra meçe të këtij sporti unik dhe interesimi i shikuesve duket të jetë mjaft i madh. 

(Kosova Sot Online)